Audit i Brendshëm

Audit i Brendshëm

  •   1 Vende Pune
  • 6 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Të sigurojë kontrollin dhe monitorimin efektiv të proceseve operative, administrative dhe financiare të kompanisë, nëpërmjet auditimeve të brendshme periodike, me qëllim identifikimin e risqeve, garantimin e respektimit të procedurave të brendshme dhe kontribuimin në përmirësimin e vazhdueshëm të eficiencës operacionale të MEGATEK.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Te njohi, respektoj dhe ushtroj veprimtarine ne perputhje me statutin e kompanise, me aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi, si dhe me standartet e auditimit te brendshem;
  • Te ushtroj funksionet ne menyre objektive, me profesionalizem dhe ne perputhje me percaktimet e rregullores se brendshme dhe te mbarevajtjes te subjektit., sipas normave dhe procedurave te vecanta te veprimtarise se auditimit te brendshem ne sektorin privat;
  • Te kryej auditime ne menyre te pavarur, nga pikpamja profesionale, duke u udhehequr nga interesi I shoqerise ( kompanise ), per te forcuar besimin ne paanesine dhe efektivitetin e larte te sherbimit, ne cdo kohe qe kerkohet;
  • Te ushtrojne veprimtari ne perputhje me programin vjetor, te miratuar nga organet drejtuese te shoqerise, me perjashtim te rasteve kur jane miratuar ndryshime te parashikuara nga te njejtat organe drejtuese;
  • Ti propozoje organeve drejtuese te kompanise, nepermjet personit te autorizuar, pezullimin, rregullimin e menjehershem ose nderprerjen e veprimtarive te kundraligjshme ose te atyre veprimtarive qe demtojne rende interesat e subjektit ose mund te sjellin risk me pasoje shkaktimin e demeve ne pasuri, prone, imazh etj.;
  • Ti japin rekomandime subjektit te audituar per ndreqjen e te metave dhe parregullsive, per masat qe duhen ndermarre ne rastet e konstatimit te demeve ekonomike dhe financiare, per zhdemtimin e tyre, si dhe te bejne propozime te cilat synojne te ulin mundesite e perseritjes se ketyre fenomeneve ne te ardhmen;
  • Te mos bejne publike asnje informacion, apo shkelje te gjetur gjate kryerjes se auditimit ose e lidhur me te, si dhe te ruajne dokumentet per cdo veprimtari auditimi te kryer, bazuar ne detyrimet qe rrjedhin nga aktet statutore, rregulloret dhe ligjet ne fuqi per te drejtat e perdorimit dhe arkivimit te ketyre dokumenteve;

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
  • Të paktën 3 vite eksperiencë në pozicione drejtuese të lidhura me Financën, Auditimin ose Kontrollin e Brendshëm;
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Integritet profesional dhe korrektësi në punë;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
  • Aftësi për të punuar në terren dhe për të menaxhuar volum pune;

Çfarë ofron Megatek

  • Mundësi zhvillimi profesional në një nga kompanitë lider në sektorin retail;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune;
  • Trajnime dhe mundësi rritjeje në karrierë;
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefite për punonjësit.

Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë: 
CV të detajuar

  Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492 

Aftësi
Microsof Office Excel
  • Shpërndaj postimin: