Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve

Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve

  •   1 Vende Pune
  • 50 Shikime

Eksperienca

Pa eksperience

Lloji i punonjësit

Full Time , Pune ne Zyre , Fundjava Pushim

Pozicioni

Junior

Oferta e pagës

70,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Kompania jonë kërkon të punësojë një Asistent/e të Divizionit të Shitjeve, i/e cili/a do të mbështesë ekipin e shitjeve në menaxhimin e informacionit të klientëve, kontratave dhe proceseve të përditshme administrative.

Inter Trade & Distribution shpk, kerkon te punesoje:  

Pozicioni: Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve  
Niveli: Junior  
Vendndodhja: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 1, Tiranë

Kompania jonë kërkon të punësojë një Asistent/e të Divizionit të Shitjeve, i/e cili/a do të mbështesë ekipin e shitjeve në menaxhimin e informacionit të klientëve, kontratave dhe proceseve të përditshme administrative.  

Rreth nesh:

Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë. Prej mbi 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes ekspertizës në shitje, marketing dhe shpërndarje. Me një rrjet shpërndarjeje kapilar, siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje. Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale reflektojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe performancë të lartë. Suksesi i kompanisë mbështetet në staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.

Detyrat kryesore:

  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i listës së klientëve. 
  • Mbajtja e informacionit mbi kontratat e furnizimit dhe marrëveshjet e bashkëpunimit. 
  • Ndjekja e termave të pagesave, zbritjeve, komisioneve dhe detyrimeve të klientëve. 
  • Mbështetja e ekipit të shitjeve me informacion për faturat, pagesat, zbritjet dhe detyrimet. 
  • Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit të nevojshëm për klientët. 
  • Komunikimi me departamentet e brendshme për çështje të lidhura me klientët dhe shitjet.   
     

Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsim i mesëm ose i lartë, preferohet në ekonomi, biznes, administrim ose fusha të ngjashme. 
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel. 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi. 
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve. 
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur detyrat brenda afateve. 
  • Eksperienca e mëparshme në shitje, administrim ose shërbim klienti përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.   
     

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë fillestare 70,000 lekë bruto.  
  • Mundësi rritjeje page në varësi të performancës. 
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë. 
  • Të punuarit në një mjedis dinamik dhe profesional. 

Orari i punës:

Nga e hëna deri të premten, 07:00 – 16:00, me një orë pushim gjatë ditës.

 

Të dhënat që do të paraqisni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Aftësi
Excel
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
6 Aplikim(e)

Drejtues/e i njësisë së Financë - Kontabilitetit

HR - Inter Trade & Distribution 1. Tirana,

1. Tirana,

150,000 Lek - 170,000 Lek /mujore

Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim