Asistent Kontrollor

Asistent Kontrollor

  •   1 Vende Pune
  • 264 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

30-sht-2026

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:Asistent Kontrollor

Qëllimi i Pozicionit të Punës​

Qëllimi i këtij pozicioni është të mbështesë procesin e kontrollit të mallrave dhe dokumentacionit, duke garantuar që artikujt e përgatitur për dalje të përputhen me dokumentacionin përkatës dhe standardet e kompanisë.    

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbështet Kontrollorin në procesin e verifikimit të mallrave përpara daljes nga ambientet e MEGATEK.
  • Kontrollon artikujt, sasitë dhe përshkrimet e produkteve në përputhje me dokumentacionin përkatës.
  • Verifikon që mallrat e përgatitura për klientin të jenë në përputhje me faturën ose dokumentin e shitjes.
  • Identifikon dhe raporton çdo mospërputhje, mungesë ose dëmtim të konstatuar gjatë kontrollit.
  • Ndihmon në kontrollin e mallrave gjatë proceseve të ngarkimit dhe daljes.
  • Bashkëpunon me stafin e Magazinës, Shitjeve, Logjistikës dhe Kontrollit për zgjidhjen e problematikave.
  • Ndihmon në organizimin dhe sistemimin e zonës së kontrollit.
  • Siguron trajtimin me kujdes të produkteve gjatë procesit të kontrollit.
  • Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë.
  • Raporton tek Kontrollori çdo problematikë të evidentuar gjatë procesit.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas udhëzimeve të eprorit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
  • Eksperienca në retail, magazinë, logjistikë ose kontroll mallrash përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Saktësi në kontrollin e sasive dhe artikujve.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet në punë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient me ritëm të lartë.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;
  • Gatishmëri për punë me karakter operacional dhe në lëvizje.

    Çfarë ofron Megatek:
     

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Trajnim dhe zhvillim profesional.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim në karrierë.
  • Paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.


    📮MEGATEK S.A
    Departamnti i Burimeve Njerëzore    
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7    
    Tiranë, Shqipëri  

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
MEGATEK

Kasiere

MEGATEK Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Konkurruese

2 Aplikim(e)
MEGATEK

Operatorë të Shitjeve Online

MEGATEK Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Paga e negociueshme

2 Aplikim(e)
MEGATEK

Punonjës Magazine

MEGATEK Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Konkurruese

1 Aplikim(e)
MEGATEK

Punonjës për Karrocat

MEGATEK Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Konkurruese

MEGATEK

Asitent Supervisor Magazine

MEGATEK Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë

Paga e negociueshme